Anglia kualifikohet në gjysmëfinale, penalltitë dërgojnë në shtëpi Xhakën dhe Shaqirin
Anglia kualifikohet gjysmëfinalen e Kampionatit Europian, pasi ka eliminuar Zvicrën pas goditjeve të 11-metërshave.
Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, ndërsa 30 minutat e shtesës nuk panë më gola, duke detyruar skuadrat t’i drejtoheshin penalltive për të zgjidhur takimin.
Helvetët kaluan të parët në avantazh në minutën e 75. Një aksion nga e djathta i Ndojit solli pasimin në qendër që u devijua nga Stouns dhe më pas nga Embolo, i cili e riktheu në rrjetë.
Në minutën e 80, Anglia barazoi shifrat. Magji e Saka, i cili nga e djathta lëshoi një gjuajtje të pakapshme me të majtën.
Në minutën e 92, Shar nga e djathta pati mundësinë të krosonte në zonë, por gaboi dhe dërgon topin në mbi portën e Pikford.
3 minuta më vonë, goditje spektakolare e Rajs nga jashtë zonës, Zomer bëri mrekullinë dhe devijoi në këndore.
Në minutën e 101, Belingam tentoi portën në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij nga vendi u ndal nga Zomer.
“3 luanët“ zhvilluan një pjesë të parë të mirë, teksa në minutën e 16 Herri Kejn pretendoi për penallti, por gjyqtari Orsato lejoi lojën të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Tripier harkoi në zonë nga këndorja, por Kejn goditi shumë keq me kokë në zonën kundërshtare.
Në minutën e 24, Embolo provoi me një gjaujtje të forte në hyrje të zonës, por Konsa bllokoi gjithçka.
Në minutën e 51, Embolo mori topin në zone dhe pasi u rrotullua gjuajti drejt portës, por pa shqetësuar portierin Pikford.
6 minuta më vonë, Rodrigez nga e majta harkoi në zonë për Embolo, devijimi i Konsa ishte vendimtar duke ia bërë të thjeshtë kontrollin Pikford.
Në gjysmëfinale, Anglia do të ndeshet me fituesin e çiftit Holandë-Turqi. Kjo ndeshje do të luhet në orën 21:00 në “Olympiastadion” të Berlinit.
anglia zvicra “euro 2024”
Burimi