Anglia humbi finalen e dytë radhazi në Europian, Sauthgejt tregon shkakun e disfatës ndaj Spanjës

Anglia humbi finalen e dytë radhazi në Europian, Sauthgejt tregon shkakun e disfatës ndaj Spanjës

Anglia humbi një tjetër finale Europiani, duke u dominuar nga Spanja e De la Fuentes, që siguroi Europianin e katërt në histori falë suksesit 2-1 në Berlin.
Pas ndeshjes, trajneri i “3 luanëve”, Garet Sauthgejt u shpreh i zhgënjyer, ndërsa është i paqartë për të ardhmen e tij në krye të “Tre Luanëve”.
“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time, nuk është çasti për të diskutuar për këtë temë. Kam nevojë të bisedoj me njerëzit e duhur. Por e përsëris: nuk është momenti”, tha fillimisht, Garet Sauthgejt.
Sa i përket finales së humbur ai u shpreh se skuadra e tij nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen duke qenë se Spanja kishte 1 ditë më shumë pushim.
“Finalja? “Sigurisht që është disavantazh të kesh një ditë më pak për të përgatitur finalen. Por ne ishim në lojë për rreth 80 minuta. Do të na duhet pak kohë për ta harruar këtë humbje”, u shpreh tekniku i Anglisë.
Sauthgejt, është në krye të Anglisë që nga viti 2016, por kontrata e tij aktuale përfundon në dhjetor.garet sauthgejt trajneri i anglisë humbja me spanjën
Burimi