Andi Bushati tregon skemën: Ja si SPAK vepron me urdhër të Ramës!
Analisti Andi Bushati, ka folur për rastet e hetimeve apo arrestimeve nga ana e SPAK në bashëkrendim me kryeministrin Edi Rama.
Bushati theksoi i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, se provat janë sheshit.
Sipas Bushatit, që nga rasti i Lefter Kokës apo tenderi i uniformave të ministrisë së Brendshme, Rama jep sinjalin që po të isha unë prokuror ky do ta pësonte më keq dhe pastaj vepron SPAK’.
Bushati: A kemi ne prova që Rama bën agjendën kohore dhe jo vetëm kohore të SPAK, po kemi prova pafund. Që nga rasti i Lefter Kokës apo tenderi i uniformave të ministrisë së Brendshme, pra në fillim merret leja, hiqen njerëzit nga puna, përjashtohen nga partia, ose si në rastin e Arben Ahmetaj që tha Rama jep sinjalin që po të isha unë prokuror ky do ta pësonte më keq, dhe pastaj vepron SPAK.
Rama me rrugë të tërthorta e kontrollon agjendën e SPAK.
Kur u hap lajmi nuk kishim asnjë burim serioz që thoshte po këto arrestime janë duke u bërë apo janë firmosur. E konfirmuam me policinë që thoshte që ne nuk na ka ardhur gjë.
Kush e prodhoi lajmin, nuk kam asnjë informacion.
Burimi