Ambasadori i BE-së takon Arben Shehun: KLSH, rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit!
Ambasadori Gonzato, gjithashtu theksoi se KLSH-ja, ka mbështetjen e BE-së në rrugën e saj kundër korrupsionit.
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu. Ai deklaroi se KLSH-ja ka një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato deklaroi se ka diskutuar me Shehun për forcimin e KLSH-së. Ambasadori Gonzato, gjithashtu theksoi se KLSH-ja, ka mbështetjen e BE-së në rrugën e saj kundër korrupsionit.
“Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.
Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e tij, Arben Shehu, folëm për forcimin e rolit të KLSH-së. Gjithashtu e inkurajova atë që të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët”, shkruan Gonzato.
The Albanian Supreme Audit Institution plays a crucial role in fighting and preventing corruption, in promoting good governance and an efficient use of public funds, and in supporting Parliament in its budget oversight.1/2 pic.twitter.com/sQPnEr60TM
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) June 26, 2024
Vlen të theksohet se KLSH-ja është një ndër institucionet e vetme që nuk është kapur nga Qeveria, pasi është i vetmi institucion që në auditimet e saj ka nxjerrë raste të pafundme abuzimi me fondet publike.
Më i fundit ishte ai i skandalit me mjekët e Onkologjikut, rast të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte denoncuar në raportin e vitit të kaluar.
Gjithashtu kujtojmë se KLSH-ja është vlerësuar në mënyrë pozitive, në të gjitha raportet e BE-së dhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit./Pamfleti
Burimi