Akuzoi gazetarët për lidhje me krimin, Jul Kasapi telendis Arjan Currin: “Prifti gazetar” dhe çuditë e tij kaluan limitet, turp që i jepet hapësirë

Akuzoi gazetarët për lidhje me krimin, Jul Kasapi telendis Arjan Currin: “Prifti gazetar” dhe çuditë e tij kaluan limitet, turp që i jepet hapësirë

Akuzat e SPAK ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno duket se kanë shkaktuar debat të fortë në opinionin publik. Duket se pas këtij lajmi kanë marrë zemër ata që tani po e shesin veten si ekspertë dhe analistë, që flasin për gjithçka.
Kjo gjë shkaktoi dje debate në studion e “Top Story”, pasi analisti Arian Curri sulmoi gazetarët, duke thënë se ka dhe shumë të tjerë që do u dalë emri te dosjet e SPAK. Madje sipas tij, një emër është paguar me paratë e grabitura në Rinas. Kjo ka shkaktuar irritim te gazetarët, të cilët kanë reaguar. Një ndër ta është gazetari Jul Kasapi, i cili nuk ka lënë gjë pa i numëruar ‘analistit’ Curri.

Reagimi i plotë:

Etika gazetareske është personale, është si kultura e çdokujt në jetën e përditshme, nuk është ajo broshura e RTSH-së është pak më e thjeshtë, nëse do duhet të transmetoje pamje të rënda, nëse dhunën do e paraqisje në një tjetër formë pamjesh në televizion apo jo, nëse të miturit do i transmetoje me figurë apo do i mbroje ata madje deri aty ku para se të flisje për diçka apo një ngjarje të rëndë të mendosh si një familjar të cilit i ka rënë fatkeqësia e sa e sa shumë raste të tjera në median audio vizive në Shqipëri.
Rastet e publikuara nga SPAK jo vetëm që krijojnë një tymnajë dyshimesh mes gazetarëve por ato duhet të ndajnë “shapin nga sheqeri”. Është pak të thuash dyshime por kjo është si damkë e rënë në gazetarinë e vendit tonë, aty ku dhe unë e konsideroj veten si pjesë. Por mirë shastisjet me gazetari që SPAK ka detyrimin ti zbardhë por të dëgjosh dhe një prift që është bërë gazetar më shumë se sa gazetarët teksa deri pak kohë më parë kishte muaj që fliste për arrestime që nuk ndodhnin është e tepërt.
“Prifti gazetar” dhe çuditë e tij kaluan limitet teksa foli për gazetarë të tjerë të përfshirë sipas tij dhe që kanë marrë para nga krimi organizuar siç është rasti i Spartak Koka. Komuniteti gazetaresk në Shqipëri nuk është shquar asnjëherë për mbrojtjen e kolegëve aq sa disa syresh fërkojnë duart pas krahëve teksa ndodhin raste të tilla. Por mirë kolegët që nuk kanë empati për njëri tjetrin por të shkohet deri aty sa të shohësh një prift të transformuar në gazetar është të luash mendsh.
Curri nuk përmendi emrin e gazetarit e siç bëhet rëndom për ca klikime e çoi më tej akuzën duke thënë se gazetari ka marrë para në këmbim të një interviste me një të shumëkërkuar që ka vjedhur paratë e Rinasit. Të dëgjosh Currin që flet me kompetencën e një ligjvënësi alias gjyqtari alias prokurori është shumë pak se sa thjesht një masë arresti nga ato që lexohen gjyqeve por më duhet të perifrazoj një të ftuar dje në mbrëmje (Gjekmarkaj) teksa i tha: “sheh rrushi rrushin e piqet e sheh curri currin e piqet”.
Personazheve të tillë që nuk japin asnjë kontribut për gazetarinë por që hiqen si gazetarë është e kotë tu japësh zë. Njerëzve që dalin studiove e hiqen edhe si ekspertë e paralajmërojnë që nesër do ketë vrasje siç e bëri ky prifti gazetar me mua në studio është e tmerrshme. Gazetaria në Shqipëri nuk është më çështje e të bërit gazetari por të shohësh Currin që piqet e të piqesh dhe vetë ti me të!! Përbaltja e figurës së çdo kolegu se e përmendi njëri apo tjetri është në dëm të gazetaribërjes se fatkeqësia e vendit tonë është se vijon tu jepet zë këtyre pseudogazetarëve,pseudoekspertëve e pseudoanalistëve.
Burimi