Aksion antidrogë në Shkodër, qëllohet me armë zjarri drejt efektivëve të policisë
👁450
Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një person ka qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nuk raportohet për efektivë ta plagosur.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA-s, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë.
Burimi