Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkak dyshohet hedhja e vajit në rrugë

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkak dyshohet hedhja e vajit në rrugë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Një automjet me targa greke ka rrëshqitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka bërë që makina të rrëshqasë dhe të rrotullohet disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.
Ndërsa bëhet me dije se ka mbërritur ambulance për t’u dhënë ndihmën e shpejte të lënduarve.
Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë angleze.
Burimi