Aksident i rëndë ajror në Francë, përplasen dy avionë ushtarakë francezë; dy të vdekur

Aksident i rëndë ajror në Francë, përplasen dy avionë ushtarakë francezë; dy të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Francë. Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Raportohet se një pilot i mbijetoi aksidentit.
Në një shkrim në rrjetin X, Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.
Media franceze njoftoi se njëri prej ushtarakëve ishte pilot dhe tjetri po trajnohej. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha në rrjetin X se piloti tjetër mbijetoi. Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore.
Burimi