Agron Shehaj denoncon mungesën e ilaçeve te Onkologjiku, Albana Koçiu shkrihet së qeshuri

Agron Shehaj denoncon mungesën e ilaçeve te Onkologjiku, Albana Koçiu shkrihet së qeshuri

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka denoncuar sot në Kuvend mungesën e ilaçeve të spitali i Onkologjikut.
Por teksa po diskutohej për një çështje kaq delikate, që lidhet me shëndetin dhe jetën e pacientëve të sëmurëve me tumor, ajo çfarë ishte skandaloze ishte edhe sjellja e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila jo vetëm që nuk u shqetësua për mungesën e këtyre ilaçeve jetike, por nisi të qeshte.
Megjithatë, Shehaj vijoi deklaratën e tij dhe i kërkoi ministres që të merren menjëherë masa dhe pacientëve tu sigurohen ilaçet që janë në mungesë prej kohësh.
“Patetizmi në këtë sallë nga kjo qeveri dhe nga mazhoranca në lidhje me shëndetësinë është skandaloze.
Një gazetar i guximshëm zonja ministre, ka bërë publike para disa ditësh disa chat-e ku komunikojnë mjekët e onkologjikut. Nuk e di e keni parë apo jo, nëse keni pasur kohë ta shikoni. Dhe në këtë chat çfarë thuhet, çfarë thonë mjekët? Kryeinfermieri thotë: “Edhe gemzari mbaroi, nuk ka më në gjendje”.
Gemzari është një ilaç siç e dini për të mjekuar pacientët me tumor.
Mjeku onkolog shkruan: “Po mbaroj gemzari na fiku. “Pastaj shkruan përgjegjësi i njësisë, i cili thotë: “Edhe kur të jenë mbaruar të gjitha ilaçet, qetësia dhe fjala e mjekut do të jenë trajtimi më i mirë”.
Praktikisht, përgjegjësi thotë ‘Mos e vrisni mendjen, mos u thoni të vërtetën pacientëve, mbajini me fjalë të mira dhe qetësi.’ Që mos të merret vesh që tek onkologjiku nuk ka ilaçe, jo mjekë, por nuk ka ilaçe. Pastaj vazhdon mjeku onkolog tek i njëjti chat dhe thotë: “Atë thashë dhe unë, qetësi. Të vijë gemzari në janar (chat-I është në nëntor), deri në janar do ulim numrin e shtrimeve. Anulohet dita e tetë.”
Që do të thotë, unë nuk jam ekspert, por do të thotë që nëse një kurë zgjat 8 ditë, bëjeni me 7 se s’kemi ilaçe të mjaftueshme. Kjo ndodh tek onkologjiku, znj. Ministre. Ju me këtë ligjin që keni bërë, që do sjelli rregulla të reja te mjekët, mendoni se e zgjidhni problemin e ilaçeve? Ky është problemi? Si mund ti thoni  mjekëve, se mjekët nuk e bëjnë nga qejfi por detyrohen të gënjejnë pacientët, t’ju thoni mos u thoni që mungojnë ilaçet?
Sepse propaganda bie, sepse nuk mund ta pranojmë. “Mos i thoni që mungojnë ilaçet”, gënjejini, shkurtoni trajtimin, jo 8 ditë por 7 ditë! Se s’kemi ilaçe.”
Kjo ndodh tek onkologjiku, znj. Ministre. Dhe këto që bëni ju, që o burra o burra të  ndryshojmë ligjin e urdhrit të mjekëve, në këtë mënyrë i tregojmë opinionit publik që marrim masa, janë thjesht mashtrimi I radhës.
I njëjti gazetar kurajoz para 5 ditësh ju ka njoftuar ju dhe opinionin publik se e ka përzemër mesa duket dhe thotë: “Vazhdojnë mungesat në onkologjik. Mungon Irinotekani, mungon Carboplatina”.
Nuk ka për të buzëqeshur znj. Ministre, po flas për ilaçet që mungojnë te spitali. Nuk ka për të qeshur, mungojnë ilaçe. Janë komunikimet e mjekëve që thonë “Gënjejini, mos u thoni të vërtetën.” E kuptoni që kjo gjë është kriminale. E kuptoni që një mjek duhet t’i thotë të vërtetën, sepse pacienti mund të gjejë një zgjidhje tjetër. E kuptoni këtë gjë apo jo?
Shëndetësia znj. Ministre është ministria ku vidhet më shumë. Qindra miliona euro keni harxhuar me PPP-të. Të gjitha PPP-të pa përjashtim janë nën hetim nga SPAK-u për korrupsion. Keni vjedhur para me kompani Off Shore, keni zhdukur paratë me kompanitë Off Shore. Keni zhdukur para me punëtorë krahu, i keni dhënë 100 milionë euro. E morët nga Italia e sollët këtu, I dhatë 100 milionë euro. Është nën hetim ai tani. Por vetëm ai mban përgjegjësi, ju nuk mbani përgjegjësi, ju detyroi!
Kjo ndodh znj. Ministre tek onkologjiku dhe pres që të merrni masa që të ketë ilaçe, jo vetëm mjekë. Ilaçe! Dera mbyllur tek onkologjiku! Është e mbyllur se s’ka ilaçe jo se s’ka mjekë”, tha Shehaj në Parlament.
Burimi