Agim Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me portierin e Ajaksit, tjetër afrim “BIG” te kombëtarja e Kosovës

Agim Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me portierin e Ajaksit, tjetër afrim “BIG” te kombëtarja e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “A PLAY” në “ATV”, ka treguar se janë në kontakt edhe me portierin e Ajaksit, Diant Ramaj, për të cilin thotë e sheh se shumë shpejt do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ky pritet të jetë një tjetër afrim “big” te Kosova, pas mesfushorit Rexhbeçaj.

“Kemi kontakte të më hershme. Dianti, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dianti bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh.
Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar, pasi që u stabilizua në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Diantin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi.
agim ademi presidenti i federatës kosvare të futbollit diant ramaj portieri i ajaksit
Burimi