Afera korruptive te Onkologjiku, Zogaj: Kriminale, Prokuroria do të nxjerrë të tjerë të përfshirë në këtë skemë
Analisti Preç Zogaj ka folur lidhur me skandalin te Ongologjiku në QSUNT. Ai tha se hetimi do të zbardhë të gjithë përmasat e skandalit dhe implikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë skemë.
Zogaj u shpreh se kjo ngjarje është një ofendim edhe për të gjithë sistemin shëndetësor, për të gjithë ata mjekë që janë në shërbim të qytetarëve.
Ai vijon dukë thënë se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund skandalit ku do zbardhë të gjithë personat e implikuar.
“Por edhe sistemi shëndetësor, duke mos qenë një ishull i izoluar, nuk është jashtë atij korrupsionit kapilar.
Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë këtë skemë në sistemin shëndetësor, por është i ngjashëm me atë skemën ‘5D’, është një krim me bashkëpunim. Besoj se drejtësia do t’i shkojë deri në fund skandalit, do zbardhë të gjithë personat e implikuar.
Përgjegjësia penale është individuale, por përtej saj, ka edhe një përgjegjësi tjetër, që lidhet me administrimin, që lidhet me mirëfunksionimin e institucioneve, që lidhet me përgjegjësinë politike. Po teprohet shumë duke thënë që është përgjegjësi personale, por kjo përfshin edhe drejtuesit, pasi si mund të ndodhin këto pa përgjegjësinë e drejtuesve, me çfarë merren këto drejtues”, u shpreh analisti.
Burimi