Afera korruptive te Onkologjiku, Kikia: Kriminale, jam përballur personalisht me një situatë të tillë

Afera korruptive te Onkologjiku, Kikia: Kriminale, jam përballur personalisht me një situatë të tillë

Analisti Mentor Kikia ka komentuar skandalin te Onkologjia. Ai tha se edhe vetë personalisht është përballur me një situatë të tillë por në një spital tjetër.
Kikia u shpreh se përtej ndjesisë njerëzorë, e cilëson si një sjellje kriminale e një grupi njerëzish të veshur me bluzën e bardhë, ku shihen si shpresa e vetme për jetën e njerëzve.
“Ishte një shkrim që kishte brenda edhe ndjesinë njerëzore pasi personalisht jam përballur me një situatë të tillë.
Jo në këtë spital por në një spital tjetër ku ka ndodhur pak a shumë e njëjta gjë.
Përtej ndjesisë personale ishte një reagim që nuk lidhej thjesht me faktin që kishim të bënim me një aferë korruptive por ishte një gjë shumë më shumë se sa kaq.
Ishte një sjellje kriminale e një grupi njerëzish të veshur me bluzën e bardhë do duhet të shërbejnë si shpresa për jetën e njerëzve të cilët edhe në momentet e fundit të jetës sërish shpresojnë duke parë mjekun që për ta është perëndia në tokë”, tha Kikia për “Ora News”.
Burimi