Afera dhe emërime nepotike, si është zaptuar Albafilm dhe pse Gonxhe nuk po merr masa

Afera dhe emërime nepotike, si është zaptuar Albafilm dhe pse Gonxhe nuk po merr masa

Duke qenë se kemi ndjekur nga afër zhvillimet në ish-ministrinë e Kulturës, gazetarët tanë e kanë denoncuar veprimtarin kriminale të zhvillimeve të parkut të artit dhe drejtorisë Albafilm.
Na erdhi shumë keq që është lënë përsëri drejtore ekonomike Gerta Ajazi dhe Adem Skendo drejtor juridik.  E para është e paditur në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës nga ne për gjitha vjedhjet që i kanë bërë materialeve të ish-Kinostudios. Së dyti kanë shitur dhe gurët dekorativë të rrethimit të ish-Kinostudios. Gerta Ajazi është përjashtuar edhe nga Albetroli me të njëjtin motivacion.

Së treti, ata janë te gjithë bashkfamiljarë dhe bashkëjtues që punojnë dhe ndajnë fitimet te ky institucion. Rudi Kocibelli është nga Korça, punonjës fiktiv në Albafilm sha. Është kushëriri i gruas së Adem Skendos, drejtor juridik aty.

Kanë larguar nga Albafilm pa të drejtë, me sajesa, punonjësen e personelit/ juristen me 20 vite eksperiencë, pasi nuk pranoi firmosjen më tej të listë prezencës kur këtë punonjës as që e kishte parë ndonjëherë. Kontrata është punuar nga Adem Skendo. Punonjesi fiktiv është marrë në punë jashtë strukturës, pa miratim të Këshillit Mbikëqyrës dhe punonjësve te Albafilm nuk i është dhënë shpërblimi vjetor për arsye se ai fond u përdor për pagesën e këtij punonjësi fiktiv.
Luan Zeqo, është bashkejetuesi  prej 20 vjetesh i Juliana Margaritit. Në Albafilm punojnë aktualisht goca e hallës e Luan Zeqos, Entela Bala dhe punon aty gjithashtu gruaja e kushëririt të parë Afërdita Shella. Adriana punonjësja e protokollit është nusja e nipit të Aferdita Shelles. /Nacional

 

whatsapp image 2024 08 16 at 185933 0486a935

whatsapp image 2024 08 16 at 185932 9c99822d
Burimi