A mund të rikthehet Berisha në “arrest shtëpie” pas rekursit të SPAK? Juristi shpjegon proceduren
Juristi Franc Nuri ka shpjeguar në pikëpamjen e tij juridike dhe ligjore vendimin e lirimit të Berishës nga arresti shtëpiak.
Ai tha se vendimi do mbetet në fuqi pavarsisht rekursit të SPAK.
Sipas tij, “Revokimi i masës është kërkuar disa herë, por ngrihen pikëpyetje pse u pranua tani kjo kërkesë”.
“Kjo ka të bëjë me faktin se nuk qëndrojnë më kushtet për një masë të tillë, sepse nuk ka rrezikshmëri, nuk mund të ndikojë më tek provat dhe së fundmi është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar”, tha ai.
Juristi parashtroi mendimin se Gjykata në një farë mënyre ka reflektuar bazuar në vendimin e Kushtetueses.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës. Gjykata pranoi vetëm si antikushtetuese daljen jashtë shtetit pa hequr imunitetin, kjo solli dhe vendimin e marrë sot”, tha Franc Nuri në Euronews.
Burimi