
A është Mesi idhulli i Kristiano Ronaldos? CR7 jep përgjigjen e sinqertë: Kam 2, ata fituan Kupën e Botës dhe unë jo
👁968
Kristiano Ronaldo ka zbuluar publikisht dy lojtarë të mëdhenj të cilët i ka admiruar gjatë karrierës së tij spektakolare. Kjo është gjë e pazakontë prej tij, sepse gjithmonë është shprehur se e motivon vetëm vetja e tij dhe askush tjetër.
CR7 do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit si një nga më të mëdhenjtë në këtë sport, por edhe ai ka “idhujt” e tij.
“Nuk më pëlqejnë krahasimet, por dua t’i përmend dy emra. Ata janë Ronaldo Nazario dhe Ronaldinjo Gauço. Ata lanë historinë e tyre në futboll. Unë fitova më shumë tituj individualë, por ata fituan Kupën e Botës”.kristiano ronaldo sulmuesi portugez
Burimi