“940 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria”, Harxhi: Censi 2023 u manipulua!
Edith Harxhi thotë se Censi 2023 është manipuluar pasi popullsia e Shqipërisë është më e ulët se 2.4 milionë banorë, siç e paraqiti INSTAT.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Harxhi deklaroi se 940 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe si provë për këtë, ajo përdor shifrat e EuroStat, për shqiptarët që kanë kërkuar azil, ata që kanë dokumenta të rregullta, emigrantët e paligjshëm dhe ata që janë në proces.
Në emision pati një debat mes Harxhit dhe analistit Neritan Sejamini.
Pjesë nga biseda:
Edith Harxhi: E dhëna kryesore, numri i popullsisë. Kemi nxjerrë shifrat e EuroStat. Janë shifra që regjistrohen në pikat e hyrjes së BE dhe i kanalizon, të paligjshmit dhe ata që kanë marrë letra, apo në proces. Sipas EuroStat ne sot kemi në total 940 mijë shqiptarë të larguar dhe nuk janë kthyer. Janë regjistruar në pikat kufitare të vendeve të BE. Janë numri i atyre që janë të ligjshëm, të paligjshëm dhe në proces.
Neritan Sejamini: Pra 480 mijë persona kanë marrë azil?
Edith Harxhi: 478 mijë janë me dokumenta të rregullta dhe kanë letra.
Neritan Sejamini: Unë kam leje qëndrimi në SHBA dhe jetoj në Shqipëri. Si më llogarit ti mua? Më dhe një argument dhe më the ka kaq persona me leje qëndrimi.
Edith Harxhi: 4.5 milionë ka regjistri civil. INSTAT thotë se 108 mijë janë kthyer. Pra kanë dokumenta të rregullta dhe jetojnë në Shqipëri. Pra, ke më shumë se gjysmën e popullsisë jashtë vendit. E marrë të manipuluar shifrën aktuale.
Arjan Gjonçaj: Nuk duhet të përdorni një shifër që nuk dihet si të interpretohet.
Neritan Sejamini: Një shqiptar që lind në New York dhe prindërit i japin nënshtetësinë shqiptare, është emigrant apo jo? Nuk është sepse ka lindur në SHBA. Është amerikan.
Edith Harxhi: E quaj emigrant. Censusi është bërë për të parë sa rezidentë ka Shqipëria.
Neritan Sejamini: Nuk quhet emigrant që ka emigruar këtë dekadë.harxhi
Burimi