800 ton mbetje drejt Tajlandës, reagon Drejtoria e Doganave: Po bashkëpunojmë me OLAF për të verifikuar ngarkesën
Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmit se rreth 800 ton mbetje të rrezikshme metalurgjike, dyshohet se janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.
Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me ËCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire.
Drejtoria e Doganave thotë se shumë shpejt do të verifikojnë nëse ngarkesa është me mbetje ose jo.
“DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.
Ndërsa zyrtarët tajlandezë, pasi morën informacionin se kontejnerët ishin ngarkuar në anije në Shqipëri në fillim të korrikut, u shprehën se po punojnë me homologët në Shqipëri dhe Singapor, ku anijet do të ankorohen më vonë këtë muaj, për të ndaluar dërgesat.
Burimi