68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, policia shoqëron 10 persona; krimi ende pa autor

68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, policia shoqëron 10 persona; krimi ende pa autor

Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia mbi 10 persona kryesisht banorë të fshatit ku ndodhi krimi, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.
Dyshimet janë se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur viktima me ndonjë banor të fshatit për çështje pronësie, por pa arritur që të provohet ende diçka e tillë.
68-vjeçari u gjet i vrarë më 20 gusht nga vajza e tij në banesën në Lajthizë, i cili po kalonte muajt e verës në vendlindje. Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte. Vajza kishte humbur kontaktet prej 2 ditësh me të atin dhe ishte nisur drejt fshatit Lajthizë, por e gjeti atë të vrarë.
Burimi