60 ditë qetësi, Izraeli pranon marrëveshjen e armëpushimit me Libanin
Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban, tha një zyrtar izraelit për CNN të martën.
Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban, tha një zyrtar izraelit për CNN.
Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun që mund të përbëjë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, kryeministri Benjamin Netanyahu dha tre arsye pse ai tani dëshiron një armëpushim.
Së pari ai tha se do të fokusoheshin te “kërcënimin iranian”. Së dyti ai shtoi se do t’i jepte kohë ushtrisë së tij të merrte veten dhe të riorganizohet. Së treti, ndarja në shumë fronte po e dobësonte Izraelin.
Lidhur me këtë marrëveshje pritet që të flasë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ndërkohë që nga ana e izraelitëve, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit ka kundërshtuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun.
Burimi