100 mln euro për Becchetin/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Ndërprit seancën, Edi Rama të vijë të japë llogari në Kuvend

100 mln euro për Becchetin/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Ndërprit seancën, Edi Rama të vijë të japë llogari në Kuvend

Ka nisur sërish me tensione seanca Parlamentare e ditës sotme.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali teksa ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Bechetti.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.
“Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.
Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari”, tha Bardhi.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushtetutës.
Elisa Spiropali: Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshirë në asnjë dokument të shtetit shqiptar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente