1.3 mln euro dhe 3 lojtarë për Sivasporin, Trabzonspor bën ofertën konkrete për Rei Manajn

1.3 mln euro dhe 3 lojtarë për Sivasporin, Trabzonspor bën ofertën konkrete për Rei Manajn

Rei Manaj në Turqi është sulmuesi më i kërkuar. Shqiptari është pjesë e Sivasporit, por pritet që palët të ndajnë rrugët mes tyre.
Trabzonspor është skuadra që këmbëngul për shërbimet e Manajt. Drejtuesit janë të gatshëm të shpenozojnë milionat për të transferuar lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Në mediat turke bëjnë me dije se Trabzonspor pritet të shpenzojë 1.3 milionë euro dhe ofron 3 futbollistë të tjerë për Sivasspor për t’i bindur këta të fundit të lënë Manajn të lirë.
Kujtojmë se 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të vitit 2026. Këtë sezon lushnjari ka luajtur në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare trabzonspor
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente