Paloka zbulon prapaskenat: Disa grupe po përpiqen të mbajnë demokratët larg protestës
Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me protestat që prej tre javësh po zhvillohen kundër qeverisë, duke shprehur shqetësimin për atë që e cilësoi si përpjekje të disa grupeve për të mbajtur demokratët jashtë kësaj lëvizjeje. Ai sqaroi se protesta është iniciuar nga studentët dhe mbështetet nga sindikata e pedagogëve, të cilët kanë shpallur bojkot dhe grevë. Ai nënvizoi se thirrja e studentëve u drejtohet të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjesh apo përkatësie politike. Paloka kundërshtoi pretendimet për një bashkëpunim të demokratëve me kryeministrin Edi Rama, duke sjellë në vëmendje përballjet e vazhdueshme të opozitës me qeverinë. Ai kujtoi gjithashtu rastet kur anëtarë dhe deputetë të Partisë Demokratike janë përballur me dhunë dhe ndalime gjatë protestave kundër mazhorancës. Sipas Palokës, përpjekjet për të...
Burimi:
kohajone.com