Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e 69-vjeçarit që u gjet i pajetë
pamje nga ngjarja ELBASAN-Prania e tepërt e gazit në banesën e 69-vjeçarit, Hamit Ibra, i cili u gjet i pajetë pas rreth 17 orësh, dyshohet të jetë shkaku i zjarrit tragjik në pallatin në Elbasan i cili shkaktoi dy viktima dhe 10 të lënduar. Policia njofton se rrjedhja e gazit ka qenë shkak edhe për shpërthimin e fuqishëm në pallat. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije banorët e lënduar kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe janë larguar nga ambientet e spitalit. Shpërthimi ndodhi mesditën e 4 nëntorit, ku flakët e nisura në katin e tretë u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar rëndë banesat, muret dhe duke shkaktuar shembje. Si pasojë, tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin. Përveç Hamit...
Burimi:
zeri.ai