Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Pallati 176” rikthehet me emocione dhe kujtime të paharruara
U shkrua rreth 40 vite më parë nga Adelina Balashi, fillimisht si një punim diplome. Sot, është e vështirë të imagjinohet teatri shqiptar pa të. “Pallati 176” ka hyrë në historinë e skenës shqiptare si një nga komeditë më të suksesshme dhe më të dashura për publikun. Batutat e saj janë bërë pjesë e gjuhës së përditshme, ndërsa personazhet, Fredi, Elsa dhe mamaja, mbeten të paharrueshëm në kujtesën kolektive. Pas dekadash, emocionet e “Pallati 176”, rikthehen me të njëjtën forcë. Të shohësh sërish në skenë këtë treshe ikonike është si të hapësh një album kujtimesh të gjalla, që lidhen ngushtë...