Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së
Për një shfaqje rekordesh, sikurse është “Pallati 176”, pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), falë bashkëpunimit me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) kapërceu edhe parashikimet tona më optimiste! Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të institucionit, ishin të pranishëm Nëndrejtoresha e Përgjithshme e DPA-së, Marinela Ndria, aktorët protagonistë të kastit Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Elida Janushi, si edhe Edon Qesari, i biri i regjisorit të ndjerë Andon Qesari, dhjetëra qytetarë dhe dashamirës të filmit. Fjala përshëndetëse u mbajt prej Ndrias, e cila theksoi rëndësinë...