Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pallati 176 i mbijetoi dekadave për shkak të humorit të pastër”/ ‘Elsa’ dhe ‘Marjeta’ kujtojnë vlerësimet dhe kritikat për komedinë kult: Futëm elementë nga vetja, por…
40 vite më parë, në skenën e teatrit u vendos komedia “Pallati 176”, shfaqja që rrëmbeu menjëherë interesin e publikut, që ende sot qesh me batutat epike. Autorja Adelina Balashi vendos në qendër të veprës familjen shqiptare. E vënë në skenë nga regjisorët Andon Qesari dhe Alfred Bualoti, Pallati hodhi themele të forta në artin skenik shqiptar. “Nuk është ndonjë shfaqje e përmasave të mëdha, por në fund të ditës, për popullin tonë është Shekspir. Është arti jonë, jeta jonë e përditshme. Një arsye pse i ka mbijetuar kohës është humori i pastër“, u shpreh Elida Janushi, që në komedi...