Palhinha prezantohet te Tottenham: Sa bukur të rikthehem në Premier League, vij për të fituar

Palhinha prezantohet te Tottenham: Sa bukur të rikthehem në Premier League, vij për të fituar

4 Gusht 2025 13:23 Alfred Lleshi Intervista e parë si lojtar i Tottenham për João Palhinha. Portugezi foli për kanalet zyrtare të klubit rreth përvojës së tij të re: “Jam vërtet, vërtet i lumtur. Është një ndjesi e jashtëzakonshme ajo që ndjeva kur mbërrita këtu në qendrën stërvitore, ndihem shumë i motivuar. Mezi pres të luaj me shokët e skuadrës, të nis punën me trajnerin dhe të filloj të fitoj ndeshje me këtë klub. Është një ndjesi fantastike të rikthehem në Premier League, aq më tepër të rikthehem në Londër. Më pëlqente shumë të jetoja këtu më parë dhe jam...