Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Palace of Youth” me premierë sonte në DokuFest, Rita Ora: “E nderuar që jam pjesë e diçkaje kaq të vërtetë”
Sonte në mbrëmje, në kuadër të DokuFest në Prizren, do të ketë premierën dokumentari “Palace of Youth”, një projekt i realizuar ndër vite që sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative. Regjisorja Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç, shkruan KultPlus. Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, që është edhe producente ekzekutive e dokumentarit, ndau emocionet në rrjetet sociale: “Jam shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of Youth’ do të ketë premierën në DokuFest – ka qenë një proces shumëvjeçar. Kur Odessa, Maddie dhe ekipi ma prezantuan këtë projekt, e pranova menjëherë...