Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pal Ndrecaj: Me poetin e diplomatin Kujtim Morina
Pal Ndrecaj Me autorin e librit “Dehja nën mjegull”, Kujtim Morina, nga Hasi i Shqipërisë, njeri i angazhuar edhe në diplomacinë shqiptare, kemi pasur rastin të njihemi përmes shkrimeve të publikuara nëpër rrjetet sociale. Dhe, si hasjanë që jemi, kur hetojmë ndonjë shkëndijë suksesi tek njëri-tjetri, nxitojmë ta bëjmë dritë. Tamam kështu bënin etërit tanë nga Hasi i thatë, kur shihnin ndonjë burim uji – nxitonin ta bënin rrjedhë.Ndenjëm pak orë në Kodër të Çabratit, në restoranin “Oksigjen”. Aq sa mjafton vetëm për t’i prekur temat e interesimeve tona. Ato për të kaluarën e Shqipërisë, të Kosovës, të Hasit. Për...