Pal Ndrecaj: Bota me motrën në qendër
Pal Ndrecaj Persiatje eseistike rreth librit “Motra”, të poetit Shani Pnishi. Nga Pal Ndrecaj Nuk dua ta shtjelloj kuptimin e titullit që i kam dhënë kësaj persiatjeje. Ai ka dalë nga mënyra ime e të lexuarit të poezisë dhe nga mënyra ime e të përjetuarit të saj, ndonëse kjo na çon në terrenin e kritikës implicite, e cila bart me vete disa rreziqe, në rend të parë rrezikun që objektin e trajtuar t’ia nënshtrojë paksa tepër shijes e metodës krijuese të kritikut, çka e bën analizën mjaft subjektive. Po, fundja, i tillë është arti, jo vetëm në procesin e bërjes, por edhe në mendimin për të. Në këtë kuptim, Umberto Eko thoshte: “Teksti është një makinë e krijuar për nxjerrjen apo reflektimin e mendimeve mbi...
Burimi:
kultplus.com