Paketa e Sigurisë, ministrja Spahiu: Nga lufta ndaj bullizimit dhe mbrojtja e shëndetit mendor në shkolla
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve në shkolla, gjatë prezantimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla në Kamëz. Nga aktiviteti i zhvilluar në Kamëz për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministrja Spahiu tha se dëshira e çdo prindi është që fëmija, kur shkon në shkollë duhet të ndihet i sigurt dhe i qetë, të hyjë në klasë për të bashkëbiseduar me shokët dhe shoqet, të pritet mirë nga mësuesit dhe të jetë larg bullizimit. ”Do doja ta nisja nga dëshira që unë do kisha...
Burimi:
kohajone.com