Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paketa e Maleve gati për zbatim, zëvendësministri: Po kombinohen të gjitha kriteret, zbatimi në vjeshtë
Paketa e Maleve i është afruar zbatimit në terren. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, i tha televizionit publik se një ndarje zonale pritet të miratohet së shpejti për ta bërë funksionale skemën. “Në këtë moment që flasim, bashkitë janë duke përgatitur zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, të cilat do të miratohen me një vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë kuadër, të gjithë proceduesve faktikë që gjenden në brendësi të këtyre territoreve u lind e drejta për të aplikuar për të përfituar tokën me 1 euro për atë sipërfaqe që ata synojnë të zhvillojnë,” tregon z. Musabelliu për RTSH. Referuar praktikës së deritanishme, sipas zv.ministrit, interesi më i madh është shfaqur për zonat në veri të vendit. “Nga njëra anë, kjo është zona...