Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pak javë pas vdekjes tragjike të 17-vjeçares, peshkaqeni sulmon adoleshentin, përfundon në spital
Një adoleshent është sulmuar nga një peshkaqen në një nga plazhet më të njohura të Australisë, duke pësuar lëndime serioze në krah. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në plazhin Cabarita, në bregun verior të Uellsit të Ri Jugor, pak para orës 16:00 me orën lokale. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për sulmin e rëndë. Sipas autoriteteve, adoleshenti ka marrë plagë të thella në krah dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit Universitar të Gold Coast. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja vjen vetëm pak javë pas një...