“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell
Një skemë e dyshuar për shkëmbim parash me ndikim politik ka shkaktuar përplasje mes aleatëve të presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e shtyrë këtë të fundit të urdhërojë një hetim presidencial, sipas një raportimi të ri. Trump kërkoi hetimin për të përcaktuar nëse një prej aleatëve të tij ka përvetësuar një donacion të konsiderueshëm që synonte Qendrën Kennedy, raportoi të hënën media amerikane Axios. Në qendër të çështjes janë pretendimet se Richard Grenell, ish-drejtuesi i Qendrës Kennedy dhe aktualisht i dërguar i posaçëm presidencial, i kërkoi biznesmenit turk Turhan Mildon, në maj të vitit të kaluar, të transferonte rreth 17 milionë dollarë në kompaninë Texas Armament & Technology, me seli në Hjuston. Rreth 6 milionë dollarë nga kjo shumë dyshohet se...
Burimi:
javanews.al