Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj
Për të gjitha familjet edhe bizneset që kanë fatura të energjisë elektrike të papaguara deri në dhjetor të vitit 2023, do të mund t’i shlyejnë nëpërmjet kësteve mujore. OSHEE ka publikuar llojet e aktmarrëveshjeve, të cilat përfshijnë pagesa deri në 240 këste dhe me vlerë minimale prej 1200 lekësh për këst. “Në skemat e aktmarrëveshjes së 2025 parashikohet shlyerja e detyrimeve të krijuara deri në dhjetor 2023. Për të gjithë klientët që kanë krijuar detyrime gjatë vitit 2024 e në vijim, nuk do të përfshihen në këto skema me kusht që të shlyhen paraprakisht detyrimet e krijuara rishtazi në 2024...