Pagat e magjistratëve, Rama mbledh institucionet e drejtësisë më 28 shtator! Zbardhet LETRA: Të arrijmë një…
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për një takim për çështjen e pagave të magjistratëve. Takimi pritet të zhvillohet më 28 shtator, në orën 12:00, në Kryeministri. Diskutimi, sipas ftesës drejtuar institucioneve, do të fokusohet te parimet, kriteret dhe instrumentet që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke pasur në konsideratë qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive. “Diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e parimeve, kritereve dhe instrumenteve që duhet të udhëheqin metodën e pagave, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale, proporcionalitetin ndërmjet funksioneve dhe përgjegjësive”, thuhet në letër. Në letër theksohet se nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për mekanizmin e pagave në sistemin e drejtësisë. “Nëpërmjet këtij procesi...
Burimi:
zeri.ai