Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, në vijim të qëndrimeve të përbashkëta lidhur me zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, shprehin shqetësimin e thellë për situatën e paprecedentë të krijuar aktualisht, ku sipas të dhënave, pagat e magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen. Siç është njoftuar më parë, pas mbarimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kjo formulë zbatohet me efekt prapaveprues edhe për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në zbatim të këtij detyrimi, institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë...