Pagat e gushtit të bllokuara/ Prokurorët bëhen bashkë: Çështja do të ndiqet me instrumente ligjore

Pagat e gushtit të bllokuara/ Prokurorët bëhen bashkë: Çështja do të ndiqet me instrumente ligjore

Pas mbledhjes urgjente të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme për situatën e krijuar nga bllokimi i pagave në sistemin e drejtësisë, është bërë publik edhe qëndrimi zyrtar i institucioneve dhe përfaqësuesve të pranishëm. Mbledhja u thirr nga Prokurori i Përgjithshëm dhe në të morën pjesë drejtues të prokurorive, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Shoqatës së Prokurorëve. Në fokus të diskutimeve ishte situata e krijuar pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 për magjistratët dhe punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë takimit u analizua situata dhe u diskutua nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve, si dhe për sigurimin e funksionimit...