Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pafund turistë në parkun e Apolonisë, Rama poston fotot
Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh të kombësive të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin antik të Apolonisë për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore. Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit. Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut.