Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Padrejtësitë m’i morën 10 vite jetë, tani jetoj me fatin”. Platini mbush 70 vjeç, mes lavdisë dhe trishtimit
Michel Platini feston sot 70-vjetorin e lindjes. Ish-sulmuesi i Juventusit dha një intervistë për “La Stampa”, ku ka rrëfyer karrierën e tij, nga periudha me fanellën bardhezi deri te drejtimi i UEFA-s. Me Juventusin, “Le Roi” ka fituar praktikisht gjithçka: një kampionat, një Kupë Italie, një Kupë të Kupave, një Superkupë Europe dhe një Kupë Kampionesh. Intervista nis me kujtimin e avokatit Gianni Agnelli, për të cilin Platini rrëfen: “Deshi me çdo kusht të më kishte te Juventusi, por unë nuk e dija kush ishte. E zbulova pak nga pak dhe ishte një njeri i madh. I dhurova një nga...