Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, kallëzuar në shtator 2024 duke e akuzuar për konflikt interesi dhe mosdeklarim të fakteve, por gjyqtarja Flojera Davidhi e rrëzoi. Kalaja kallëzoi Gjokën në SPAK dhe ka kërkuar shkarkimin e saj në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjithashtu ka kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Gjithashtu Kalaja thotë se gjyqtarja nuk duhet të jetë pjesë e këtij procesi pasi është subjekt i kallëzimeve dhe hetimeve që ajo vetë ka nisur....
Burimi: Sot.com.al