Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Padia për shpifje e juristit Romeo Kara ndaj Kryemadhit, dështon seanca në GJKKO, munguan që të dy
👁10401
Gjyqtarja Flora Hajredinaj, në seancën e parë ftoi palët të paraqiteshin në datë 11 qershor për seancën e pajtimit, por as Kara dhe as Kryemadhi në cilësinë e personit të paditur, nuk u paraqitën. Mungesa e tyre tregon se ata e kanë zgjidhur çështjen mes tyre. Jo zyrtarisht, sipas Kara, Monika Kryemadhi ka deklaruar në seancën e kaluar që deklarata e bërë prej saj ka qenë lapsus. Juristi e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.