Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Padia e ‘Studios Pustina’/ Dosja ‘Partizani’, Kushtetuesja gjen shkelje
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cenimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës. Kujtojmë se SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve...