Padia e PD për qarkun Durrës, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

Padia e PD për qarkun Durrës, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

Është shtyrë për në datën 24 korrik seanca në Kolegjin Zgjedhor padia e Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. PD pretendoi se ka pasur parregullsi lidhur me procesverbalet por edhe kodet e sigurisë.  Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim në lidhje me këto pretendime. Tani vijohet me padinë e Aulon Kalasë, i cili kërkon rinumërim në gjithë qarkun Durrës. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv