Pacolli 7 orë në SPAK: Kam bërë denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë për aeroportin e Vlorës
Ka zgjatur 7 orë qëndrimi i biznesmenit Behgjet Pacolli në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. ‘Vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës’ tha Pacolli për gazetarët që ishin jashtë derës së SPAK. Pacolli nuk pranoi të japë më shumë detaje lidhur me dëshminë në SPAK por tha se gazetarët mund të flisnin me avokatin. Ndërkohë nga burimet për SYRI-n, mësohet se ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës. Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për tu pyetur lidhur me një hetim penal të aeroportit të Vlorës, ku SPAK ka marrë të pandehur 4 zyrtarë të MEI-t...
Burimi:
syri.net