Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pablo Neruda: Kurrë mos u anko për vetminë apo fatin tënd…
Nga: Pablo Neruda Kurrë për askënd mos u anko, për asgjë mos u qaj asnjëherë, sepse thelbësisht ke bërë gjithçka që deshe në jetën tënde. Prandaj nevojitet ta pranosh andrallën e përtëritjes së vetvetes dhe guximin për t’ia nisur nga ndreqja e gabimeve të tua, ngase ngadhënjimi i njeriut të mirëfilltë ngjizet pikërisht në hirin e gabimeve të tij.Kurrë mos u anko për vetminë apo fatin tënd, thjesht përballu guximshëm dhe pranoji ato. Në fund të fundit gjithçka është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të tua, dëshmi e mëtejshme se gjithmonë ke për të triumfuar. Mos u hidhëro për dështimet e tua, gjithaq askujt mos ia taks ato padrejtësisht, sepse nevojitet ta pranosh veten tënde mirëfilli tani, përndryshe do të vijosh të gjesh shfajësime fëminore....