Pa tabelë, pa njoftim, punimet e Bashkisë Tepelenë bllokojnë furgonin e nxënësve

Pa tabelë, pa njoftim, punimet e Bashkisë Tepelenë bllokojnë furgonin e nxënësve

Furgoni i linjës së nxënësve Hormovë–Gjirokastër ka mbetur i bllokuar në urën hyrëse të fshatit Hormovë, pasi gjatë punimeve të kryera nga Bashkia Tepelenë është vendosur një bllokues rrugor që nuk lejon kalimin e mjeteve. Nxënësit ndodhen në pritje prej më shumë se një ore për të hyrë në fshat. Drejtuesi i furgonit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës, duke pohuar se është ankuar më parë si në Bashkinë Tepelenë, ashtu edhe në polici, por pa rezultat konkret. Nga ana tjetër, Bashkia Tepelenë deklaron se po zhvillohen punime në urë dhe se për në fshat ka rrugë...
Burimi: Syri.net