Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pa shpenzuar asgjë, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Luis Diaz
5 Gusht 2025 19:00 Telesport Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën me rezultatin 3-2. Në ndeshjen e parë, surpriza më e madhe ishte djaloshi Rio Ngumoha, autor i golit të parë dhe dha asistin në golin e dytë të Darwin Nunez. 16-vjeçari po konsiderohet te Liverpool si zëvendësuesi ideal i Luis Diaz në krahun e majtë, kolumbiani u transferua te Bayern Munich për 75 milionë euro pak ditë më parë. Dhe gjithë këto ditë, pyetja ka qenë kush do e marrë vendin e Luis Diaz. Mesa duket, Arne Slot e ka vendosur që më parë, që këtë vend do ia besojë djaloshit 16-vjeçar, ndaj dhe nuk kundërshtoi...