Pa përparim bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës/ Dy shtetet shkëmbejnë sulme me dron, pesë të vdekur

Pa përparim bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës/ Dy shtetet shkëmbejnë sulme me dron, pesë të vdekur

Të paktën pesë persona humbën jetën nga sulmet ajrore me dron të ndërmarra nga Rusia dhe Ukraina, disa orë pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve për armëpushim, të mbajtura në Stamboll.Tre viktima u gjetën nën rrënojat e një banese të goditur në rajonin lindor të Kharkivit, ndërsa disa persona të tjerë u plagosën në qytetet Çerkasi dhe Zaporizhia. Në qytetin port të Odesës, në Detin e Zi, u dëmtuan tregu i njohur Pryvoz dhe një bulevard qendror që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Autoritetet raportuan disa zjarre të shpërthyera në qytet pas sulmeve të natës.Ndërkohë, autoritetet...