Pa datë skadence! Dogana bllokon mbi 2.1 ton produkte ushqimore e lodra fëmijësh

Pa datë skadence! Dogana bllokon mbi 2.1 ton produkte ushqimore e lodra fëmijësh

produktet e bllokuara TIRANË-Mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë janë bllokuar nga Dogana e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi në etiketimin e tyre. Gjatë verifikimit fizik të mallrave u evidentua se produktet nuk përmbanin informacionin e detyrueshëm për datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit në etiketim. Sipas autoriteteve, kjo përbën shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit, të përcaktuara në kuadrin rregullator shqiptar. Produktet do të qëndrojnë të bllokuara deri në përfundimin e verifikimeve. NJOFTIMI: Tiranë, dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore e lodra për fëmijë - Administrata Doganore, e angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të konsumatorëve Në kuadër të kontrolleve doganore të bazuara në analizën e riskut, Dega Doganore Tiranë,...